Limaj: Pushteti po zbaton agjenda të Beogradit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se seancat plenare kanë filluar dhe po vazhdojnë me ngulfajtje, me shkelje të rregullores dhe shkelje të Kushtetutës. “Kjo që ndodhi sot është drejtpërdrejt e ndikuar nga Beogradi. Ne kemi qeverisje me shantazh dhe të kushtëzuar, e që zbaton agjendat e Beogradit”, tha ai.

Lideri i Nismës, duke folur për Trepçën, ka pohuar se Qeveria ka sjellë vendim të drejtë për ta shndërruar Trepçën në Ndërmarrje Publike, ndërsa ajo që ka ndodhur sot, sipas tij, është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe punëtorëve të Trepçës.

“Kjo ndërmarrja ende ka status të padefinuar, dhe kështu fatkeqësisht po krijohen kushtet që për pasurinë e Kosovës nga 9 shkurti të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar dhe ka ngulur këmbë kryeministri serb”, tha ai.

Limaj është i bindur se qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit.

“Këtu nuk ka dilemë, këtu është çështje e hapur, është e njëjta Qeveri që të enjten e ka sjellë një Projektligji, ajo ka pasur ekspertë dhe e menduar mirë. Kjo që ndodhi sot është drejtpërdrejt e ndikuar nga Beogradi. Ne kemi qeverisje me shantazh dhe e kushtëzuar e që zbaton agjendat e Beogradit”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button