Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit (FOTO)

Lugina e Oymyakon në verilindje të Rusisë, është vendi ku toka regjistron temperaturat më të ulëta, të cilat shkojnë deri në -71 gradë.

I njohur ndryshe si “Poli i ftohtë”, temperatura mesatare në Oymyakon gjatë dimrit luhatet nga -50 deri në -71 duke bërë atë vendin e banuar më të ftohtë në glob.

Fshati, i cili strehon rreth 500 banorë, u krijua nga çobanët që si fillim ndërtuan stanet për kopetë e tyre të bagëtive e më pas u ngulën aty përgjithnjë.

Ky komunitet është kthyer edhe në një problem për qeverinë ruse, pasi kjo popullsi nomade është shumë e prapambetur kulturalisht dhe teknoligjikisht.

Këtu nuk funksionon asgjë; boja e stilolapsit ngrinë, bateritë nuk punojnë, telefonat dalin automatikisht jashtë linje etj. Një tjetër problem është varrosja e të vdekurve, pasi duhet më shumë se tre ditë për hapjen e një varri.

Si fillim duhet të shkrijë toka dhe pastaj të gërmohet dhe këtij qëllimi i shërben një zjarr i madh që rri ndezur për ditë të tëra. Thëngjijtë e nxehtë futen në një vrimë me qëllim lehtësimin e gërmimit. Ky proces bëhet për disa me radhë derisa gropa të bëhet në madhësinë e arkivolit.

Ironikisht emri i fshatit lidhet me pranverën, për shkak se dikur aty bënte një mot shumë i mirë.

Banorët përdorin drurin dhe qymyrin për t’u ngrohur, ndërsa për t’u larë shërbejnë disa vaska me ujëra termike.

Atje nuk rritet asgjë dhe njerëzit ushqehen kryesisht me mish kali dhe peshq ose specie të tjera që kapen nga gjuetarët në pyjet e zhveshura përreth fshatit.

Mjekët thonë se arsyeja pse vendasit nuk vuajnë nga kequshqyerja është se qumështi i kafshëve të tyre përmban shumë micronutrients, përbërës i domosdoshëm për organizmin në kushte të tilla.

Çuditërisht, ndryshe nga vende të tjera të botës që pezullojnë shumë aktivitete nëse temperaturat shkojnë nën zero gradë, shkolla e vetme e fshatit Oymyakon mbyllet me raste dhe vetëm kur temperatura shkon -52 gradë./ Shekulli

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit2

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit1

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit0

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit

Ja si jetohet në fshatin më të ftohtë të globit4

Lajme të ngjashme

Back to top button