Libi, arrihet armëpushim mes militantëve dhe qeverisë

Qeveria e Libisë ka deklaruar armëpushim me militantët, pas bisedimeve të paqes të ndërmjetësuar nga OKB në Gjenevë.

“Ne deklaruam armëpushim nga fillimi i mesnatës (22:00 tha të dielën ushtria libiane, duke shtuar se do të vazhdojë të ndjekë “terroristët”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Ndërkohë, palët opozitare, të njohura ndryshe si Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar, i cili operon në Tripoli, shtoi se pavarësisht armëpushimit, ata nuk do të pranojnë asnjë bisedim përderisa nuk mbahet në Libi.

Të dy palët kundërshtare janë takuar në Zvicër, dhe ky është konsideruar shansi i fundit për të mbrojtur paqen në vend. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button