Ja pamjet nga “Norman Atlantic” e shkrumbuar (VIDEO)

Një video e xhiruar nga ekspertët nga brenda bordit të tragetit “Norman Atlantic”, i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e 28 dhjetorit të 2014 pranë brigjeve shqiptare, është publikuar së fundmi. Në videon e publikuar nga mediat italaine, shfaqen pamjet nga pjesa e parkimit të automjeteve, e cila dyshohet se ka qenë edhe vatra e zjarrit, por gjithçka aty është thuajse e shkrumbuar.

Kur kanë kaluar rreth 3 javë nga ankorimi i tragetit në portin e Brindisit, pamjet e publikuara tregojnë se aty ka ende vatra zjarri të rrezikshme.

Ekspertët thonë se në bord ka ende një ajër të ndotur, dhe se ka vështirësi për të depërtuar në pjesët më të thella të tragetit.

“Norman Atlantic” u përfshi nga flakët në orën 04:30 të mëngjesit të 28 dhjetor 2014, duke shënuar 11 viktima, mes të cilëve edhe një 15 vjeçare e dyshuar me origjinë shqiptare. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button