“Golf”, marka më e shitur e veturave për 39 vjet në Zvicër!

Shitjet e automjeteve të reja në Zvicër vitin e kaluar arritën shifrën 301.942 njësi dhe ishin më të ulëta se më 2013, ndërsa rënia është ndalur në 1.9 për qind në saje të shitjeve rekorde në dhjetor.

Në muajin e fundit të vitit të kaluar janë shitur 32.857 automjete, një rritje prej 9.1 për qind në krahasim me dhjetorin e 2013-ës, transmeton albinfo.ch.

Në saje të këtij rekordi në tregun zviceran të makinave vitin e kaluar kanë tejkaluar parashikimet me rreth 300 mijë automjete të reja të shitura, njofton shoqata e automjeteve UPSA.

Veturat më të shitura, siç thuhet, janë ende ato nga prodhuesit gjermanë, sidomos të grupit Volkswagen (“VW”, “Audi”, “Skoda”, “Seat”, “Porse”). Shitja totale e tyre arriti në 30.9 për qind.

Përsëri marka më e shitur e veturave ishte “VW golf”, tashmë për 39 vjet në 40 vjetët e saj të ekzistimit në tregun zviceran.

Lajme të ngjashme

Back to top button