Genc Prelvukaj: Kënga nuk ka të bëje me jetën personale

Këngëtari Genc Prelvukaj, përmes rrjetit social Facebook, ka sqaruar se kënga e fundit që erdhi në duet me këngëtaren Teuata Selimi nuk ka të bëj me jetën e tij.

“Le ta sqarojmë njëherë e përgjithmonë : Kënga ” Pa ndjenja ” nuk ka të bëje me jetën personale timen, e as të askujt përreth nesh. Mos supozoni dicka që nuk ka bazë aspak. Mos ndërlidhni storie që nuk ka arsye të shëndoshë që të ndërlidhen. Nëse ndonjë prej kolegëve tonë përmes këngës ka treguar pjesë reale nga jeta nuk domethënë që unë e kam bërë të njëjtën gjë. Edhe njëherë : Kënga që e publikuam dje, nuk ka dicka nga jeta personale. Ka shumë njerëz që e gjejnë veten në këngë, mund të ju ketë ndodhur vërtetë, por neve jo”, ka shkruar Genci në FB./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button