Recension: Greqia i hesht “New York Times”-it për “Maqedonasin”

Shumë shpesh hasim në lajme për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm se pse janë paraqitur dhe cili është qëllimi i tyre. Ky është tekst me shpoti të qëllimshme. Ai është shkruar pa i kushtuar kujdes përgjegjësisë dhe sikur ka dalë nga batuta – “Të lutem vlla mos më mbro”. Gazetaria nuk është ajo që duhet të shesë mend dhe të tallet. Ajo është këtu që të informojë dhe të transmetojë, e pse teksti është kapur me Greqinë në këtë mënyrë është çështje të cilës vështirë se mund t’i jepet përgjigje e qëndrueshme.

dnevnik-sadLinku deri artikulli origjinal: Greqia i hesht “New York Times”-it për “Maqedonasin”

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 17:52

Data e recensionit: 15.01.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TALLJE E QËLLIMSHME

Shumë interesante është heshtja, në qoftë e përkujtojmë se për grekët përdorimi i emrit Maqedoni ose maqedonas ose vetë mbiemri maqedonas, të barazuara me emrin e vendit tonë dhe nacionalitetin, e popullit më të madh që jeton në RM, pa marrë parasysh kontekstin në të cilin përdoret, gjithmonë ka qenë i palejueshëm dhe i shoqëruar, më së paku, me kritika nga ana e mediave greke. Njëri nga sqarimet për këtë do të ishte se autoritetet greke dhe diaspora ose tyre nuk duan të dalin qesharakë para syve të mediave autoritative botërore dhe kanë vendosur që këtë ta heshtin.

Teksti në pjesën më të madhe është koment. Çudit fakti se për çka pyet teksti. Me këtë rast, pa bazë thuhet se Greqia gjithmonë reagon kur do të përmendet emri Maqedoni. Në ngjarje zyrtare po, kjo ndoshta ka qenë shtu, mirëpo kjo tezë, kur bëhet fjalë për gazeta (edhe atë veçanërisht për gazeta që botohen në vendin i cili na ka pranuar me emrin kushtetues) nuk mund të dëshmohet. Ose, nëse qëllimi ka qenë që të konfirmohet vërtetësia, është dashur të përmenden situata ku ka ndodhur një gjë e tillë.

Në pjesën e dytë të tekstit, artikulli pyet se ndoshta për shkak se janë në pyetje SHBA-të, Greqia nuk do të përgjigjet. Është thënë shumë herë, mirëpo, ja ta përsërisim: praktikë e gazetarisë është që në fillim të informohet, e pastaj të parashtrohen pyetje. Kurse në tekst, është përdorur renditja e kundërt, kështu që ngjarja kryesore është sqaruar në fund.

Ky është tekst i cili është shtrembëruar në tërësi. Fillon me koment, ndërsa lajmi është në fund.. Një veprim shumë jostandard kur bëhet fjalë për një përmbajtje gazetareske. Gjithsesi se gazetari duhet të informojë, pastaj të pyesë, e aq më pak (ose thuajse asnjëherë) të pyesë me tallje. Gazetari nuk duhet të tallet pa marrë parasysh se a nuk i pëlqen diçka ose nuk është sipas qejfit të tij. Ai duhet në mënyrë sotike ta durojë “mosdurimin privat” dhe ta kryejë punën me profesionalizëm deri në fund.

Dhe gjithsesi, i gjithë tregimi duhet të ketë kuptim. Nuk guxon të shfrytëzohet fuqia e medies për ndonjë qëllim, i cili këtu nuk është krejtësisht i qartë. Gazetari ndoshta është bartës i ndikimit që i mundëson të komunikojë me publikun e gjerë, mirëpo ai duhet të jetë edhe i përgjegjëshëm.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button