5 arsye për të përdorur çamçakëzin

Përdorimi i çamçakëzit është një nga temat qe gjithnjë ka krijuar debat mes profesionisteve te fushave te ndryshme. Ka prej tyre qe e mbështesin, por me te shumte janë ata qe e kundërshtojnë idenë e përdorimit pa kriter te çamçakëzit.

Dhe ne radhe te pare te atyre qe e kundërshtojnë fort përdorimin e çamçakëzit janë pikërisht ambientlistët, te cilët pretendojnë se përdorimi i tyre dëmton mjedisin, kjo për faktin se çamçakëzi është vështirësisht i tretshëm dhe i shpërbëshëm ne ambient, dhe ky proces kërkon kohe te gjate.

Pas tyre vijnë ata qe merren me shëndetin e njeriut, patologët. Ata pretendojnë se përdorimi i çamçakëzit çon ne fryrjen e stomakut. Por ne favor te përdorimit, por me kriter te përdorimit te çamçakëzit kane dale se fundmi edhe vete dentistet, disa prej te cilëve kane botuar edhe një studim ne American Dental Association, ku ata pretendojnë se kane identifikuar pese arsye te forta qe favorizojnë përdorimin e tij.

1. Është antistres. Është vërtetuar se ne shume raste dhe momente kritike paniku dhe stresi, çamçakëzi është ne gjendje te ule ankthin ne masën 10-17%.

2. Përmirëson shëndetin e gojës. Kjo ne saje te faktit se çamçakëzi stimulon prodhimin e pështymës e cila për shkak te vlerave te saj baktericide ruan me mire shëndetin e gojës duke luftuar infeksionin. Madje, ata pa sheqer janë ne gjendje te përmirësojnë dhe shëndetin e smaltit te dhëmbëve.

3. I bën mire edhe trurit. Përdorimi i çamçakëzit përmirëson aktivitetin e trurit, pasi kjo rrit frekuencën kardiake dhe gjaku furnizon me mire trurin dhe përmirëson kujtesën.

4. Përmirëson tretjen. Kjo gjë i detyrohet shtimit te prodhimit te lëngjeve gastrike. Por këtu ka një kufizim, nuk duhet te përtypim atë për me shume se 45 minuta dhe jo me shume se tre çamçakëzë ne dite.

5. Përmirëson humorin. Pse jo, bërja e topave te vogla me çamçakëzët është një gjë argëtuese edhe për te rriturit./ Ikub

Lajme të ngjashme

Back to top button