fbpx

“Burrneshat”, çon Kosovën në Berlinale

Alba Rohrwacher, Lars Eidinger, Flonja Kodheli, Ilire Vinca, Luan Jaha, Emily Ferratello…, janë aktorët e përfshirë në këtë projekt filmik të cilët do ti matin performancat artistike edhe me filmat e tjerë të shteteve si: Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Franca, Meksika…

Filmi i metrazhit të gjatë “Burrneshat”, film ky i bazuar në romanin “Hana”, të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones dhe me regji të Laura Bispurit qon Kosovën në Berlinale, në garë zyrtare me filmat në edicionin e 65 në Festivalin e Filmit në Berlin, filma këta që synojnë çmimin prestigjioz “Ariu i Artë.
Alba Rohrwacher, Lars Eidinger, Flonja Kodheli, Ilire Vinca, Luan Jaha, Emily Ferratello…, janë aktorët e përfshirë në këtë projekt filmik të cilët do ti matin performancat artistike edhe me filmat e tjerë të shteteve si: Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Franca, Meksika…
Filmi “Burrneshat”, është film kooproduksion mes Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Burrneshat” është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, ndërsa pritet që në tepihun e kuq të këtij festivali këtë vit të parakalojnë edhe aktorët kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, pjesë e këtij filmi.

Filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.

Por diçka lёviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumё tё ngushta tani. Marku vendos të bёjё udhёtimin qё e kishte shtyrё pёr njё kohё tё gjatё. Ajo lë tokën e saj dhe mbёrrin në Itali, ku fillon një udhëtim tё ri dhe delikat, kalimit të kufirit mes dy botëve tё largёta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.

Dalёngadalë Mark zbulon trupin e saj përsëri. Ajo përjeton njё marramendje tёrheqёse teksa prek njё trup tjetёr, njё njeri të dashur qё jeta ia kishte mohuar mё parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe tё ndaluar.

Mark rizbulon Hanёn, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë. /KultPlus.com

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close