fbpx

Gani Sunduri zgjidhet ambasador i karikaturës në Kosovë

Nga ana tjetër artisti, Sunduri që dhjetë vite në qytetin e Prizrenit është duke organizuar festivalin e vetëm të stripit dhe të karikaturës me një sukses të madh. Këto vitet e fundit filloi edhe të merr fruta të suksesit duke sjellë artistë më eminent të këtij lloji, si nga Japonia, Qiproja, Italia etj, që kështu krijoi ura bashkëpunimi dhe bëri prezantimin e shteti të Kosovës, para shumë njerëzve nga anë të ndryshme të botës.

Si një ndër fituesit e çmimit të artë në karikaturë të fituar në vitin 2012 në Qipro, Gani Sunduri, tashmë është zgjedhur edhe si ambasador i karikaturës në Kosovë nga shoqata e Polonisë “Partia Dobrego Humor” apo “Partia e Humorit të Mirë”. Gani Surduri, njëherësh edhe kryetar i shoqatës “Xhennet Comics” është vlerësuar nga kolegë të tij polak për punën që ai bënë si karikaturisti më i mirë në Kosovë, duke ju ndarë kështu çmimi si ambasador.

Shoqata “Partia e Humorit të Mirë”, selinë qendrore e ka në Varshavë të Polonisë dhe është njëra ndër shoqatat më të njohura të karikaturës në botë. Vitin e kaluar po nga kjo shoqatë artisti, Gani Sunduri mori diplomë falënderues për ngritjen e nivelit të karikaturës si në Kosovë dhe me gjerë.

Nga ana tjetër artisti, Sunduri që dhjetë vite në qytetin e Prizrenit është duke organizuar festivalin e vetëm të stripit dhe të karikaturës me një sukses të madh. Këto vitet e fundit filloi edhe të merr fruta të suksesit duke sjellë artistë më eminent të këtij lloji, si nga Japonia, Qiproja, Italia etj, që kështu krijoi ura bashkëpunimi dhe bëri prezantimin e shteti të Kosovës, para shumë njerëzve nga anë të ndryshme të botës.

Sipas artistit, Gani Sunduri, ky hap është tejet me rëndësi për artin e kësaj lëmi si për artistin po ashtu edhe artistë tjerë që veprojnë në Kosovë.

“Tani ne kemi edhe më shumë hapësirë për prezantimi të punëve dhe më e rëndësishmja është që shteti i Kosovës do të njihet edhe më mirë në këtë lëmi, gjë që kjo shoqatë i ka përfaqësuesit e vete në më shumë se 100 shtete botërore”, theksoi për KultPlus, Sunduri.

Por ky post i dhënë, sipas Sundurit është edhe një barrë e rëndë për të, gjë që prej tani e tutje duhet që festivali në Prizren të jetë në një shkallë më të lartë, për këtë artisti kërkon nga institucionet e vendit të japin një përkushtim më të lartë këtij organizimi të festivalit, që në një mënyrë sa më mirë të bëhet prezantimi dhe kultura e shteti të Kosovës./ KultPlus.com

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close