Raportuesi i PE-së për Serbinë i jep të drejtë Kosovës për Trepçën

Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun me Kosovën me heqjën dorë të Kosovës nga nacionalizimi (kthimi në pronësi të shtetit) të Trepçës, ka thënë në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropina, David McAllister ka deklaruar në PE se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun për normalizimi e marredhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë me heqjen dorë të nacionalizimit të Kombinatit Trepça, transmeton Indeksonline.

“Kam dëgjuar në prag të seancës se Serbia paralajmëron se do të supsendojë pjesëmarrjen në dialogun e nivelit të lartë politik në rast se qeveria kosovare e nacionalizon Trepçën”, u ka thënë McAllister anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në të cilin sot është prezantuar propozimi i parë i raportit për përparimin e Serbinë drejt Bashkimit Evropian.

“Nëse ky lajm është i vërtetë, kjo është për keqardhje”, ka thënë raportuesi i PE-së, duke shtuar se dialogu me Prishtinën është kushti kryesor i Serbisë drejt integrimeve Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button