Edhe një përforcim te Shkëndija, erdhi Todorovski

Bllagoja Todorovski është përforcimi më i ri i Shkëndijës dhe tani më është promovuar me fanellën ‘kuqezi’. 29 vjeçari vjen nga rradhët e kampionëve në fuqi Rabotniçkit, ndërsa ka firmosur kontratë njëvjeçare. Duke patur parasysh faktin se dy mbrojtësit e djathtë Bejtullai dhe Murati kthehen prej lëndimi, drejtuesit e klubit e panë të arsyeshme që të intervenojnë për mos ardhur në situatë si në sezonin vjeshtor kur kjo pozitë mbulohej detyrimisht me futbollistë nga reparti i mesfushës. Për më shumë, Todorovski pritet të sjell kualitet shtesë në ekip, pasi posedon cilësi edhe në aspektin ofenziv, ndërsa mund të luajë edhe si mesfushor.

Normal është nder dhe kënaqësi të luaj për skuadrën e Shkëndijës, sepse ja u binda edhe këto dy-tre ditë se vërtet bëhet fjalë për ekip vërtet serioze. Klub mjaft i organizuar ku unë si futbollist do të jap maksimumin tim për këtë skuadër për të qenë në nivel edhe më të lartë. Mua më mbetet vetëm që në teren të tregoj atë që dij dhe që mundem të bëj dhe mund të them se vërtet në këtë moment jamë shumë i kënaqur për këtë që ndodh në Shkëndijë“, deklaroi Blazhe Todorovski në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës.

Bllagoja Todorovski është futbollist i dalë nga shkolla e Vardarit për të cilët ka debutuar si 16-të vjeçar. Më pas ka luajtur për Borecin e Velesit dhe Sileksin e Kratovës, para se të transferohet në Rumani te Dinamo e Bukureshtit. Më vonë skuadra rumune e huazoi për një vit te Renova, me të cilët fitoi titullin e kampionit, ndërsa stacioni i rradhës dhe i fundit ishte Rabotniçki. Me ‘romantikët’ vitin e kaluar gjithashtu doli kampion dhe fitoi Kupën e Maqedonisë, duke qenë këtë sezon edhe kapiten i ekipit. Todorovski ka zhvilluar 2 paraqitje për ekipin përfaqësues të Maqedonisë. Ai është përforcimi i 8-të i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht ekipit i’u bashkuan Besir Demiri, Viktor Nildo Xhufo, Stefan Ashkovski, Enes Azizi, Nikolla Vukçeviç, Mevlan Adili dhe Mahmadou Idrisou.

Lajme të ngjashme

Back to top button