Rreth 600 shqiptarë luftojnë në Siri

Sekretari i Përgjithshëm Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Afrim Tahiri, deklaroi se rekrutimi dhe manipulimi i të rinjve në emër të Islamit në Maqedoni, është bërë më kërcënues se sa në trojet e tjera shqipfolëse. “Ka të atillë që Islamin e praktikojnë më ndryshe nga besimtarët që tradicionalisht e ushtrojnë islamin në Maqedoni. Ka të atillë që e ushtrojnë në forma të ndryshme dhe e praktikojnë islamin sipas një tradite tjetër, e huaj për shqiptarët. Në Maqedoni duhet të punohet mjaft që të mos shkohet deri aty sa grupe të vogla politike, apo thjesht sa për të kërcënuar një institucion mund t’i keqpërdorë”, thotë Tahiri në një intervistë për Ora News.

Sipas tij, bashkëpunimi mes grupeve të caktuara është shumë më i fortë se sa funksionimi i institucioneve fetare, ndaj dhe dështimin e komuniteteve fetare e sheh si të rrezikshme në përfshirjen e besimtarëve të rinj në vatrat e luftës. “Grupe të caktuara ekstremiste të vendeve tona kanë bindjen se mes vete bashkëpunojnë më tepër se institucionet fetare në këtë drejtim institucionet fetare të Maqedonisë Kosovë e Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë më tepër për të krijuar një strategji të përbashkët për parandalimin dhe për zhvillimin e jetës tradicionale fetare” nënvizon Tahiri. Janë rreth 600 besimtarë myslimanë shqiptarë që luftojnë në Siri ndaj dhe Bashkësia Islame në Maqedoni do të nisë një projekt për parandalimin e rekrutimit të besimtarëve në vatrat e luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button