Xhaferi – Mustafa: Do të largojmë barrierat për qarkullimin e lirë të qytetarëve

Zëvendëskryeministri për marrëveshjen e Ohrit Musa Xhaferi  dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, diskutuan sot në Prishtinë mundësin e qarkullimit të lirë ët qytetarëve dhe realizimin e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Gjatë takimit me kryeministrin e ri të Kosovës Isa Mustafa dhe zv/kryeministrin Hashim Thaçi, Xhaferi theksoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Bllacë, dhe vazhdimin e saj në pjesën e Maqedonisë. Përfaqësuesit e dy Qeverive diskutuan edhe për liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve me letërnjoftime dhe mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare, ndonëse nuk janë parashikuar data konkrete për këto dy çështje.

“Biseduam për projektet të përbashkëta, duke filluar nga lëvizja, qarkullimi i lirë i qytetarëve, krijimi i legjislacionit përkatës që e lehtëson atë, rritjen e këmbimit tregtrarë në mes dy vendeve, që është në favor të dy vendeve, deri te ndërtimi i infrastrukturës rrugore që lidh dy vendet tona. Përgozojmë Qeverinë e Kosovës për fillimin e punimeve të autostradës dhe mbetet që ne të fillojmë nga Bllaca deri në Shkup”, deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër i Maqedonisë.

“Biseduam për prioritetet e dyanshme ku u pajtuam se kemi fusha që duhet të intensifikojmë bashkëpunimin, si në ekonomi, arsim, kulturë, projektet infrastrukturore, si dhe biseduam për çështjet globale që sot janë aktuale si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë. Datën nuk e kemi caktuar, është një pajtim i përbashkët që të kemi mbledhje të qeverive. Ndërsa për qarkullimin e lirë më detajisht do të bisedojmë në të ardhmen”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Xhaferi takoi edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe krye parlamentarin Kadri Veseli. Në këto takime u diskutuan aktualitetet politike në dy vendet, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave që kanë të bëjnë me euro-integrimet.

“Gjatë qëndrimit të zv/kryeministrit Xhaferi në Prishtinë u bisedua edhe për përmirësimin e bashkëpunimit tregtar. Në vitin 2014 u shënua rënie jashtëzakonisht e madhe e këmbimit tregtar mes dy vendeve, kur u shënuan vetëm 250 milion euro këmbim tregtar, në krahasim me 580 milion në vitin paraprak”.

Lajme të ngjashme

Back to top button