fbpx

Greqi, shqiptarja vret me thikë burrin

Një emigrante shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshortin e saj pas një sherri mes tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin verior të Janinës, në Greqi, kur Pandeli Jorgji, 52 vjeç u qëllua me thikë në zemër nga gruaja e tij.

Policia greke arrestoi 46-vjeçaren shqiptare, e cila pranoi autorësinë e krimit. Mësohet se bashkëshortët nga Gjirokastra kanë tre fëmijët dhe prej vitesh jetonin në Janinë. Mes tyre ka kishte pasur një sherr brenda në banesë dhe pas fjalëve të ndërsjella, gruaja ka rrëmbyer një thikë dhe goditi bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

46-vjeçarja pas arrestimit fillimisht mohoi ngjarjen, duke thënë para hetuesve se ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte gjetur bashkëshortin e saj të vdekur në mjediset e kuzhinës së shtëpisë së tyre. Më vonë, autorja e krimit pranoi se kishte qëlluar për vdekje bashkëshortin, pas një sherri të dhunshëm mes saj dhe 52-vjeçarit.

Ajo deklaroi në polici se e kishte vrarë burrin pas një debati mes tyre, ndërsa shtoi se ai ishte shumë i dhunshëm. Sipas policisë greke, 46-vjeçarja shqiptare u përpoq të fshihte provat e krimit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close