Paraburgim për Struganin i cili shkaktoi rrëmujë në komunikacion

Paraburgim për personin i cili bëri rrëmujë në komunikacion duke ikur me furgon me emigrant nga policia. Gjatë kësaj jave pritet që personi në fjalë të dalë para prokurorit publik për të treguar rrethanat e ngjarjes.

8 ditë paraburgim ka fituar 36 vjeçari nga Ladorishti i Strugës i cili mbrëmë krijoi kaos duke ikur nga policia me 12 emigrant sirian në furgon.

Nga prokuroria për krim të organizuar thonë se kanë ngritur padi penale për trafikim me emigrant dhe për këtë parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet.

I dyshuari ende nuk ka dhënë deklaratë para prokurorit dhe sipas informacioneve të para kjo do të ndodhë gjatë javës.

Sipas informacioneve nga hetimet emigrantët ishin stacionuar në Kumanovë por nuk dihet se ku është dashur të transportohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button