Idrizi vazhdon sundimin në Grand Prix Croatia

Klubi i karatesë Forca nga Shkupi e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2015. Ekipi shkupjan ka marrë pjesë në turneun 24 tradicional ndërkombëtarë Grand Prix Croatia që u mbajt në fundjavë me 17 dhe 18 janar në Samobor të Kroacisë. Në këtë turne pjesëmarrëse ishin 23 shtete, duke sjellë me vete 1700 garues nga 206 klube.

Në një konkurrencë kaq të madhe Klubi i Karatesë FORCA nga Çairi arriti rezultat të shkëlqyeshëm, duke fituar 7 medalje, prej të cilave tre të arta, një argjend dhe tre bronze.

Trajneri Muharem Imeri me anëtarët e KK Forca
Trajneri Muharem Imeri me anëtarët e KK Forca

Ne vendet e para u stolisën këta garues,. Abdurrahim Idrizi me dy vendet e para ne disiplinën KATA dhe ne KUMITE -36 kg. Duhet përmendur se ky është një e arritur e madhe e Idrizit, i cili për herë të katërt arriti të mbrojë titullin e turneut Grand Prix Croatia. Pa dyshim se edhe kësaj here kishte një konkurrencë shumë të madhe në disiplinën KATA, e që pas pesë paraqitjeve arrin në finale, ku u takua me reprezentuesin nga Hon Kogu, të cilin arriti ta mposhtë, ndërsa edhe në KUMITE kishte paraqitje të shkëlqyeshme, duke triumfuar bindshëm.

Suhejb Veseli në KATA fitoi vendin e parë me një konkurrencë të madhe, ku kishte pesë paraqitje.
Si i dyti në piedestal u ngjit Zubjer Bajrami në disiplinën KUMITE -38 kg, i cili për herë të parë shijoi triumfin në këtë turne.

Në pozitën e tretë u renditen Sajra Morina, kadetë të rinj -55 kg, Arta Bushi në disiplinën KATA dhe Jusra Ademi në disiplinën KATA.

Sipas trajnerit Muarem Imeri, mësojmë që këta tre karateistë ishin të dëmtuar nga ana e gjyqtarëve, edhe përkundër paraqitjeve shumë të mira të tyre.

Vlen të përmendet se me paraqitje të mirë u prezantuan edhe Usame Bajrami, Mevlud Memedi, Verona Ajdini, Efrah Halimi, Abdurahman Halimi dhe Suejla Isaki. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button