Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme

Organizatat joqeveritare në Maqedoni bëjnë thirrje për protesta masive ditën e nesërme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për gazetarin Tomisllav Kezharovski.

“Akti brutal i burgosjes në pik të natës të gazetarit, faji i vetëm I të cilit është detyra profesionale që e ka kryer tregon edhe një herë mënyrën se si kjo qeveri po e udhëheqë këtë shtet”, thonë nga Platforma për politikë qytetare “Hajde”.

Edhe Lëvizja për të drejta sociale “Lenka” e mbështet protestën kundër vendimit për Tomisllav Kezharovskin dhe kërkon lirimin e tij nga burgu.

Nga Lenka thonë se do ti bashkëngjiten protestës e cila organizohet nesër në orën 12 para Gjykatës së Apelit në Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button