MPB: Me urdhër të Interpolit është bërë kontrolli në shtëpinë e efektivit të policisë në Strugë

Me kërkesë të Interpolit është bërë bastisja e shtëpisë së një efektivit policor në Koroshisht të Strugës dy ditë më parë nga njësitet speciale nën dyshimet për terrorizëm, është realizuar.

Sipas burimeve brenda MPB-së, Interpoli ka dyshuar se polici Nefi Shemshedini në shtëpinë e tij ka strehuar një njeri të dyshuar për terrorizëm dhe të rrezikshëm për sigurinë e vendit. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski përmes një reagimi me shkrim thotë se polici nga Struga ka të drejtë të ankohet dhe të thotë çfarë të dëshirojë në opinion, por e vërteta është se policia ka arsye për bastisjen e shtëpisë së tij, transmeton Alsat.

“Ne nuk guxojmë të injorojmë asnjë informatë që na vjen dhe mos ta kontrollojmë të njëjtën. Në rastin e policit Nefi Shemshedini nga Koroshishta e Strugës, MPB ka vepruar në pajtim me autorizimet që ka. Nëse Shemshedini vlerëson se ka pasur tejkalim të kompetencave, ai mund të parashtrojë ankesë deri tek Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së, edhe pse një gjë e tillë ende nuk na ka arritur”, thonë nga MPB-ja.

Efektivi i policisë Nefi Shemshedini dje para kamerës së ALSAT-M mohoi akuzën dhe u ankua për bastisje të dhunshme dhe frikësim të familjarëve.

“Afër orës tre të mëngjesit, njësia për ndërhyrje të shpejtë e Shkupit, e armatosur deri në dhëmbë, të maskuar, afro 30 pjesëtarë, erdhën pa asnjë lloj baze e as të më tregojnë para kohe se çfarë ka ndodhur, kanë hyrë, kanë dëmtuar shtëpinë e vëllait, kanë thyer dyert në mënyrë shumë arrogante pa më treguar shkakun. Hynë në shtëpi, dy fëmijët i morën i mbështetën për muri, nuk iu dhanë mundësi të shpjegoheshin apo të arsyetohen përse, i luta që të lejojnë të vishen fëmijët se është tre e mëngjesit është ftohtë, sërish përgjigje nuk pata nga ata”, deklaroi kohë më parë Nefi Shemshedini, pronar i shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button