Një vit pa mësuesin e sportit shqiptar, Mentaz Allajbegu

Sot bëhen një vit pa profesorin e nderuar Mentaz Allajbegu, i cili me aftësitë e tija arriti që të nxjerr numër të madh të kampionëve dhe themeloi klube të ndryshme sportive, me rezultatet e të cilëve sot krenohen të gjithë shqiptarët.

Ata që kanë përkujtuar profesorin e nderuar, ishin edhe nga KM Liria, të cilët në profilin e tyre zyrtar kanë përkujtuar me mall themeluesin e klubit.

“Sot bëhen një vit pa me te dashurin tonë, pa themeluesin e klubit të mundjes Liria, pa arsimtarin, profesorin, “babanë e dytë” të të gjithëve, Mentaz Allajbegun.
Ai u nda nga jeta me 19.01.2014, por vepra e tij do të jetoj dhe mbahet mend deri sa të ekzistojmë edhe vet ne, ndërsa emri i tij do të përmendet ç’do herë kur të përmendet edhe klubi i mundjes Liria”, shkruan mes tjerash në profilin e klubit të mundjes Liria në rrjetin social “Facebook”..

Emri i tij Mentaz Allajbegut vazhdon të mbetet simbol i sportit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, ndërsa palestra që e mban emrin e tij në lagjen Çair, do të vazhdojë të nxjerrë talente të rinj në mundje, atë që e bënte më së miri i ndjeri Allajbegu. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button