Shkupi dhe Ohri për festën е Ujit të Bekuar me regjim të veçantë të komunikacionit

Për shkak të vijimit pa pengesa të manifestimeve me rastin e festës krishtere Uji i Bekuar, në Shkup dhe në Ohër nesër do të zbatohet regjimi i veçante i komunikacionit, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në Shkup prej orës 10:30 do të mbyllet komunikacioni në bulevardin “Filipi i Dytë”, domethënë aksi rrugor i komunikacionit prej udhëkryqeve  me bulevardin “Goce Delçev” deri tek udhëkryqet  të rrugës 11 Tetori.

Në lagjen Hrom, në komunën “Gjorçe Petrov” prej orës 11:30 do të mbyllet komunikacioni i rrugës Vasil Agjilarski.

Në Ohër policia prej sot do të fillojë ti paralajmëroj pronarët ti rivendosin makinat e tyre nga vendet e parkimit të rrugës Kosta Abrash, Car Samoil dhe Kej Makedonija ku është parashikuar vendosja e makinave të policisë, ndihmës së shpejtë dhe shërbimi zjarrfikëseve, si dhe tenda e   Kryqit të kuq  më pajisjet e nevojshme.

Komunikacioni nesër do të mbyllet në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” prej kryqëzimit më rrugën “Partizanska” deri në “Kej Makedonija”, derisa komunikacioni në bulevardin Makedonski Prosvetiteli plotësisht do të përcillet nëpër rrugën Partizanska. Prej orës 7 do të zbatohet një rregullim fizik i këtyre komunikacioneve, por dhe në rrugën rajonale Oher-Shën Naum, në kishën Shën e Diel pranë fshatit Konjsko dhe në udhën magjistrale Ohër-Kërçovë, në fshatin Orovnik- informojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button