Selmani: Protesta nuk është presion, gjykatësit të lirohen nga presionet e pushtetit

Pas deklaratës së Gjykatës së Apelit dhe asaj Themelore se po bëhet presion ndaj tyre për rastin Kezharovski, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, shkruan” “Çfarë presin nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore që të duartrokasim kur sjellin një vendim të tillë me të cilën kanë ngritur në këmbë jo vetëm opinionin në Maqedoni, por edhe atë evropian.

“Këtyre gjykatësve duhet tu jetë e qartë kudo në botën perëndimore protestohet kundër vendimeve gjyqësore. Vetëm tek në disa gjykatës mendojnë se janë Arusha të mbrojtur. Funksioni i gjykatësit është funksion publik  dhe qytetarët kanë të drejtë të shprehin publikisht pakënaqësitë ndaj punës së tyre dhe kjo nuk mund të merret si presion. Protesta e paralajmëruar nuk është presion, por inkurajim për gjykatësit që të lirohen nga presionet e pushtetit”, shkruan Naser Selmani.

Selmani shkruan  pse këta gjykatës nuk u ankuan për presione kur Komisioni Evropian  në raportin e progresit  vlerësoi se  në Maqedoni ka drejtësi selektive?!

“Besimi i qytetarëve në drejtësinë është thyer seriozisht për të cilën kanë kontribuar disa gjykatës jo të përgjegjshëm që sjellin vendime të tilla absurd sic është vendimi për burgosjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski. Këta gjykatës na bindin se kanë gjykuar sipas Kushtetutës dhe ligjeve, por harruan të thonë se gjykatësit duhet të gjykojnë edhe në bazë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut që ka më shumë rëndësi edhe më shumë se Kushtetuta”, thotë Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button