30 bursistë, s’konkurron asnjë shqiptar

Mbi 30 aplikime janë mbështetur nga Ministria e Kulturës për specializime në katedra të universiteteve prestigjioze në botë të artistëve të rinj vendas.

Rezultatet e konkursit për aftësimin profesional të artistëve nga të gjitha sferat e artit dhe edukimin e kuadrit deficitar janë kumtuar të premten nga ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, sipas së cilës specializimi do të bëhet në ato disiplina të cilat nuk janë prezente në fakultetet vendase të artit. Bursistët e sivjetshëm do të studiojnë në fakultete të njohura të artit në Paris, Las Vegas, Boston, Pragë, Amsterdam, e të tjera.

“I është kushtuar rëndësi deficitarizmi në disiplinat e artit, përkatësisht sigurohet mbështetja e studimeve që nuk janë prezanto në institucionet tona të arsimit, mbështetja që jepet për profesionalizmin dhe artistëve të njohur, për specializimin e kuadrit deficitar që merren me sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, por edhe specializimi në sferën e marketingut dhe menaxhmentit të artit dhe zbatimi i metodologjive të reja”, ka thënë kreu i MK.

Sa i takon pjesës shqiptare, në këtë konkurs nuk ka konkurruar asnjë shqiptar, apo institucion, edhe pse mungesat më të mëdha në pjesën kadrovike lidhen me ekspertë të sferës së trashëgimisë, kryesisht historianë arti, apo arkeologë e të tjerë, numri i pakët i të cilëve reflektohet edhe në punën e institucioneve të kësaj natyre, apo edhe sa i përket stafit që përbëjnë ekspeditat arkeologjike që zhvillohen nëpër shumë lokalitete antike, shkruan Koha.

Pjesa më e madhe e bursistëve pas mbarimit të specializimit kthehen në vend, për të punuar në institucionet e ndryshme të artit dhe kulturës, duke kontribuar në avancimin e kësaj sfere.

Lajme të ngjashme

Back to top button