Vret gruan se donte të dilte nga shtëpia për të blerë ushqime

Referuar ngjarjes së rëndë në Fier, ku burri vrau gruan për shkaqe xhelozie, të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë. Burri është rrëfyer në polici se i kishte kërkuar gruas që të mos dilte nga shtëpia, por jo i kishte thënë se do të dilte të blinte ushqime.

51 vjeçari Arben Muho eshte rrefyer per shkaqet që e çuan drejt rrahjes barbare të bashkëshortes së tij 48-vjeçare, e cila ndërroi jetë si pasojë e dhunës së egër. Ai ka thënë se gruas së tij, Teuta Muho, i’a kishte ndaluar daljen jashtë oborrit të shtëpisë.

“E rraha se më kërkoi që të dilte nga shtëpia dhe të shkonte të blinte ushqime. Una i’a kasha ndaluar daljen nga shtëpia dhe e kasha paralajmëruar që të mos e shihja larg oborrit.

E kasha paralajmëruar për këtë gjë, por nuk më dëgjoi”, ka thënë ai në polici. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Fier, ndersa Muho sapo ishte liruar nga gjykata. Ai ishte dënuar me 3 vite burg, por gjykata e ka liruar pas 8 muajsh. / albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button