Rezoluta për Maqedoninë e raportuesit Vajgël para eurodeputetëve

Deputetët e Parlamentit Evropian në kuadër të Komitetit për punë të jashtme o të diskutojnë për herë të parë për propozim rezolutën e Maqedonisë për raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Siç njofton MIA nga Brukseli, Ivo Vajgël pritet që të prezantojë një projekt rezolutë të balancuar që do të përmbajë përkrahjen e Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve paraderuese të Maqedonisë në Bashkimin e Evropian.

Për dallim nga raportuesi i mëparshëm Ricard Hovit, raportuesi aktual Vajgël, ashtu siç ka lajmëruar dhe vetë pritet që të përdorë termin Maqedoni. Pikërisht për këtë pritet debat I ashpër në kuadër të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku euro deputetët grek dhe ata bullgar pritet të kenë shumë vërejtje.

Lajme të ngjashme

Back to top button