Bregu kundër Tahirit: Çfarë po bën në krye të policisë?

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu i është kundërvënë Sajmir Tahirit, duke thënë se i përket Ministrisë së Brendshme të vendosë rregull.

Sipas saj, Tahiri në krye të policisë nuk ka bërë aq sa duhet dhe i ka kujtuar atij edhe detyrat të cilat duhet ti kryejë.

Ja çfarë shkruan Majlinda Bregu

Sajmir Tahiri, ke 1 vit e ca jo pakez muaj minister dhe vec pozave kur ke kamera para, akoma s’je ne gjendje te kuptosh se Ministria e Brendshme eshte hallke kyc ne parandalimin e krimit e dhunes ne familje. Por pavaresisht nga shperthimi yt i zakonshem per ju pushteteruesit, sipas terminologjise parashikuese te KM tend, per te mos mbajtuar asnje pergjegjesi, je i genjeshtert edhe sot!
Meqe ti se di, po ta kujtoj une ligjin “Per policine e shtetit”

DETYRAT E POLICISË SË SHTETIT

Neni 17

g) identifikon, mbron dhe referon për asistencë, pranë autoriteteve përkatëse, viktimat e trafikimit, të personave dhe
dhunës në familje, veçanërisht të miturit dhe grate

Neni 76

Bashkëpunimi me komunitetin
1. Policia bashkëpunon me komunitetin për garantimin e rendit dhe sigurisë publike …….
2. Policia kërkon ndihmën e publikut për t’u informuar për çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, duke ofruar shpërblime e duke garantuar konfidencialitetin e burimit
të të dhënave. Kur, për këtë shkak, personave u rrezikohet jeta, familja ose prona, policia u siguron atyre mbrojtje të veçantë……

Neni 78

2. Strukturat vendore të policisë bashkëpunojnë me njësitë e qeverisjes vendore për parandalimin e krimit, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, duke respektuar pavarësinë e tyre”

Ne dt. 20 gusht 2014, te kam nisur nje leter kerkese, me firme e vule nga Kuvendi i Shqiperise ,( bashkelidhur ketu), per te marre informacion nga Ministri i Brendshem per rastet e dhunes me baze gjinore, statistika per krimet ndaj grave e femijeve , ne sa raste policia e shtetit ka qene pale paditese ne gjykate edhe kur e dhunuara terhiqet!

Deri me sot 18 Janar 2015, nuk ka mberritur asnje pergjigje! Asnje pergjigje per rolin e policise ne luften e kunder dhunes, asnje shifer per 6 muaj, edhe pse je i detyruar te pergjigjesh me ligj, brenda dy javeve! Por nese as nje kerkese per informacion nuk i pergjigjesh dot se as ligjin se njeh, cfare ben ti ?!/ albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button