Johny Depp siç nuk e keni parë kurrë, biond me mustaqe

Edhe një herë Johny Depp po bën që të flitet për të. Këtë herë ai luan rolin e Mortdecai, një sipërmarrës i pasur i artit, me origjinë angleze, i paskrupullt dhe gjithmonë e më shumë në kërkim të argëtimit të pafund. Filmi, i cili do të dalë në kinema pas 19 shkurtit, ka si protagoniste, Gwyneth Paltrow dhe në të luajnë gjithashtu Ewan McGregor, Paul Bettany, Olivia Nunn.

E veçanta e kësaj komedie dhe ana humoristike nis që me mënyrën e paraqitjes së personazheve. Kemi në këtë film një Johny Depp që s’e kemi parë kurrë më parë, biond e me mustaqe të gjata. Të qeshurat do të jenë pafund, edhe pse në film ka mjaft skena aksioni. I inspiruar nga romani “Don’t point that thing at me”, i Kyril Bonfiglioli, film iju jep mundësinë të shikoni aventurat e Mortdecai, të cilat u krijuan nga autori në vitin 1972 dhe u hodhën në letër në vitin 1985, vitin që autori do të ndërronte jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button