Shikoni se si një iPhone 6 kalon testin e hedhjes nga hapësira (Video)

Nëqoftëse ju ka rënë iPhoni nga xhepi juaj me siguri që ai mund të ketë marrë ndonjë gërvishtje apo më keq akoma ekrani i tij mund të jetë thyer. Po sikur të mendoni për një hedhje nga kilometra të tërë lartësi? Në përpjekje për të demonstruar kasën e re për iPhone 6, Urban Armor Gear hodhi një iPhone 6 nga hapësira ndërkohë që filmonte gjithë procedurën.

Në një video të shkurtër dy minutëshe ju do të shihni iPhone 6 duke rënë nga një hapësira i veshur me një kasë UAS Composite dhe kur i afrohet tokës hapet parashuta që e shoqëron. Gjatë kësaj prove iPhone kalon në kushte të ndryshme të lartësisë apo dhe të temperaturës. CNET raportoi se bateria e tij rezistoi në temperatura shumë të ulta nën 0 gradë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme. (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button