Turqi, në disa qytete mbahen protesta kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhammed

Anë e mbanë Turqisë janë mbajtur protesta masive kundër mediave që botuan karikaturat e Profetit Muhammed, të cilat u botuan nën pretekstin e dënimit të sulmit të fundit terrorist ndaj personelit të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Tubimet masive filluan herët këtë mëngjes pas faljes së namazit të mëngjesit (namazit të Sabahut) në rrugët e Stambollit, Çanakalasë, Malatyas, Balikesirit, Eskisehirit, Afyonkarahisarit, Denizlisë, Bursas, Ispartas, Rizesë si dhe në disa qytete të tjera. Demonstruesit gjatë protestave bënë të qartë se janë kundër terrorizmit, por se nuk do të lejojnë të fyhet Profeti Muhammed dhe të gjithë muslimanët nën pretekstin e lirisë së medias.

“Askush nuk ka të drejtë të luaj me Pejgamberin, dhe kurrë nuk do të ketë” ishte mesazhi i përbashkët i të gjitha tubimeve anë e mbanë Turqisë, ndërsa turma ashpër kritikoi gazetën turke “Cumhurijet”, e cila botoi titullin kontrovers të revistës “Cherlie Hebdo” me karikaturën e Profetit. Turma u lut për shpëtimin e muslimanëve në Palestinë dhe anembanë botës. Gjatë tubimeve të përmendura nuk janë regjistruar incidente të mëdha./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button