fbpx

“Arrest me burg” për 4 pjesëtarët e tjerë të “laboratorit të kokainës”

Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg edhe katër të arrestuarit e tjerë të operacionit antidrogë me emrin e koduar XIBRAKA.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Olsian Cela për arrest me burg ndaj dy vëllzërve Kelmend dhe Arjan Dalipi si edhe Sajmir Batkun dhe Gentjan Gjonajn. Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë deklaratë përveç gjeneraliteteve.

Edhe avokatët e tyre në dalje nuk deklaruan asgjë për një sërë akuzash që ju atribuohen kilentëve të tyre, siç janë ato të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal si edhe trafikut të drogës në kuadër të grupit kriminal dhe armëmbajtjes pa leje.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrest me burg edhe për Ilir Hysenin, dy kolumbianët Cezar Avila dhe Valter Morena si edhe Ermal Hoxhën.

Prokuroria thotë se një ndër njerëzit kyç në këtë trafik është Ilir Hyseni, si edhe një femër me shtetësi të huaj që quhet Pranvera Ebeling./ Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close