Avni Hadërgjonaj rikthehet më i fortë në muzikën shqiptare

Është rikthyer fort dhe bukur në muzikën shqiptare këngëtari i njohur Anvi Hadërgjonaj, megjithëse jeta në Suedi i mori 15 vjet pa muzikë. Për rikthimin e tij vendosi që kënga të ishte punuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Mithat Sadiku ndërsa klipin e bukur të kësaj këngë me titull ‘Edhe një rast’ e realizoi te produksioni ‘Max Production’.

Artisti me një zë shumë të vecantë rikthimin e tij në muzikë e quan jo rastësi pasi kurrë nuk ka menduar që ta lërë muzikën, por dallgët e jetës dhe largësia kanë ndikuar por edhe muzika jo e mirë që u kultivua këto kohë. Avniu ka kaluar shumë mirë në festat e fundvitit ku ka qenë shumë i angazhuar në programet festive të Vitit të Ri si në TV Zico i ftuar në Radio Kosova, në RTV21 duke u promovuar por edhe kënduar këngë popullore qytetare, si dhe i ftuar në shumë TV të tjera por nuk ka pasur mundësi, pasi ka qenë larg Kosovës.

Këngëtari ndjehet mirë në këtë rikthim edhe nga mikpritja që i është bërë nga ana e kolegëve. Por a ka menduar artisti, i cili ka edhe profesionin e piktorit, ta lërë Suedinë dhe të rikthehet në Kosovë ai ka këtë përgjigje për ne : “Për rikthim nga Suedia të bëhem real kam menduar shumë por është pak e vështirë, puna, familja, fëmijët. Por s’ do të thotë se nuk do ndodh në të ardhmen. Arsyeja për rikthimi në Kosovë do ishte për të vetmin qëllim që fëmijët e mi të rriten në frymën, kulturën shqiptare’. Avniu po mendon për një këngë të re në këtë fillimvit dhe ajo do të jetë në muzikën RnB. Ndërsa kur e pyesim se ka menduar për ndonjë bashkëpunim dhe me kë Avniu na rrëfen kështu : ‘Po edhe për një bashkëpunim kam menduar të kem në këngën tjetër, ku normal do përcillet me videoklip. Nuk do e bëj publike se me kë do jetë bashkëpunimi por shpresoj se do jetë një bashkëpunim që ja vlen”. Në fund të bisedës dashamirëse të një artisti me vlerë ai na tregon se ka disa artistë shqiptarë që ia kënaqin shpirtin e fatkeqësisht janë të paktë, ku veçon krenarinë e shqiptarëve Rita Ora./Maksim Gjokaj/

Lajme të ngjashme

Back to top button