Cameron kundër Papës: Jemi shoqëri e lirë, kemi të drejtë ta shajmë fetë!

Kryeministri britanik, David Cameron, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit nga Papa Françeskut i cili mbështeti lirinë e shtypit, por kërkoi që të mos provokohen të tjerët me ofendime fetare.

“Kemi të drejtë në lirinë e të shprehurit, pa fyerje”, ka thënë ai.

Cameron, megjithatë, beson se njerëzit kanë të drejtë të fyejnë dhe shajnë fenë e dikujt, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se në një shoqëri të lirë ekziston e drejta për të thënë fyerje në drejtim të një feje. Unë jam një i krishterë dhe nëse dikush thotë diçka fyese për Jezuin, unë këtë mund ta shoh si fyerje, por në shoqërinë e lirë nuk kam të drejtë të marr hak për këtë. Duhet të pranojmë se mediet mund publikojnë gjëra që janë fyese për disa, për aq kohë sa ajo është në kuadër të ligjit. Këtë duhet të mbrojmë”, tha Cameron në një intervistë me CBS amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button