Operohet nëna e Kryeministrit, Rama e ndjek nga afër

Nëna e Kryeministritë i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Nuk dihet dita ekzakte se kur është kryer operacioni, por lajmin e kanë bërë publik mjekët e spitalit privat ku është kryer ndërhyrja.

Ndërkohë që nuk ka një qëndrim zyrtar të paktën nga vetë kryeministri Rama, mjekët turk, që thuhet se kanë asistuar nënën e tij, znj. Aneta kanë postuar foto në rrjetet sociale.

Në fillim ka qenë Dr. Özerk Okutan, ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka postuar një foto me Kryeministrin dhe me mjekun tjetër Dr. Ethem Beşkonakli. Fotoja është postuar ditën e shtunë: “Me Kryeministrin e Shqipërisë, pas operacionit të nënës së tij”

Ndërkohë ditën e sotme edhe mjeku tjetër ka postuar të njëjtën foto. Dr. Ibrahim Baris Saygili, postoi sot foton ku shihet ai së bashku me dy mjekët, Dr. Özerk Okutan dhe Dr. Ethem Beşkonakli së bashku me Kryeministrin Rama. Në postimin e bërë shkruhet: “Pas operacionit të nënës së Edi Ramës (Kryeministrit të Shqipërisë). Shpresojmë që ajo të bëhet më mire!”

Lajme të ngjashme

Back to top button