Atletico nuk ndahet nga Reali e Barca

Atletico Madrid vazhdon të mbetet ndjekësi kryesor i Realit dhe Barcelonës në garë për titullin e La Ligës. Kampionët, kanë mposhtur në Vicente Calderon, Granadan, me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.

Diego Simenone, këtë ndeshje e startoi me dyshen e sulmit Mandzukic dhe Torres.
Ishte Mario Mandzukic, që në minutën e 34’, shënoi golin e parë për Atleticon. Ndërsa në minutën e 88’, Garcia shënoi edhe golin e dytë.

Kjo fitore, e rëndit Atleticon në vendin e tretë, me 41 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button