Kush është ky shqiptar me djalin dhe nënën e Cristiano Ronaldos?

E njihni personin që është në fotografi me djalin dhe nënën e futbollistit më të mirë në botë Cristiano Ronaldo? Më mirë ta njihni pasi që atë sot e njohin shumica e yjeve të Hollywoodit.

Ai është sot një nga emrat më të lakmuar në botën e yjeve të Hollywood-it… Të gjithë e falënderojnë. Roberto Cavalli, Naomi Campell, Kim Kardashian, Paris Hilton e dhjetëra ikona të tjera të botës hollivudiane në daljet e tyre publike e falënderojnë. Në fillim, askush nuk e kuptoi se Ludo Lee, ai që i zbukuronte personazhet më të njohura në show bizz-in ndërkombëtar, ishte një shqiptar nga Kosova që të fshehur me vete në astarin e xhaketës së tij mbante një logo me flamurin kuq e zi.

Emri i tij i vërtetë është Ludovik Tunaj, por për miqtë e Hollivudit dhe për ata që e njohin artistikisht nëpër botë ai është Ludo Lee. Kohët e fundit ai u pa në tapetin e kuq bashkë me shumë ikona të bukurisë botërore. Ludo Lee u bë pjesë e Academy Awards në Hollywood për të dytën herë, ndërsa në festivalin e Kanës ai u shfaq në tapetin e kuq për të tretën herë! Ai njihet për bashkëpunime me emra të mëdhenj si: Kim Kardashian, Jennifer Aniston,Paris Hilton, Eva Longoria, Madonna,Monica Belluci dhe super modele si: Naomi Campbell, Miranda Kerr,Heidi Klum, të cilët edhe kur shkojnë në Zvicër thërrasin Ludo Lee për të kuruar imazhin e tyre.

Ai është larguar nga vendlindja e tij në Kosovë rreth 28 vite më parë. E megjithatë, ai nuk e harron atë flamur me të cilin është rritur. Edhe pse vendi i tij Kosova ka një flamur tjetër tani, Ludoviku ka në zemër një shqiponjë të zezë në një sfond të kuq. E pikërisht, me këtë flamur ai pozon edhe në tapetet e kuq të eventeve të Hollivudit.

Lajme të ngjashme

Back to top button