Albani paralajmëron përsëritjen e recitalit për pavarësi të Kosovës (Video)

Këngëtari shqiptar, Alban Skenderaj, që me koncertin recital të mbajtur në Tiranë, ka pasur interesim të jashtëzakonshëm, ka paralajmëruar diçka të ngjashme në Gjakovë.

Në emisionin “Oxygen” në KTV, Albani u ftua nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, që ta bëjë një koncert të ngjashëm në Gjakovë.

Ai e pranoi se një i tillë është në plan, ndërsa kur u pyet për datën e koncertit, Skenderaj tha se do donte që ta bënte për Pavarësinë e Kosovës.

“Uroj shumë që të realizohet në Gjakovë. Kam shumë dëshirë që të jetë për Pavarësinë e Kosovës. Por, do doja shumë që të realizohej edhe në Prishtinë”, ka thënë Skenderaj.

“Një projekt serioz është që ky koncert të realizohet edhe në Shkup, pastaj edhe me qytete tjera të mëdha të Shqipërisë”, tha mes tjerash këngëtari.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button