6 këshilla si të fshehni rrudhat përmes trukeve të makiazhit

Specialistët e IT STYLE ALBANIA, linjës italian të kozmetikës profesionale, na sjellin në këtë artikull disa këshilla dhe truke të vyera se si mund të fshehim rrudhat dhe shenjat e moshës përmes makiazhit.

  1. Për ti bërë më pak të dukshme shenjat e plakjes , ju këshllojmë të shmangni make up-in e rëndë,që e bën lëkurën e fytyrës të duket e stresuar dhe pa jetë. Si fillim lëkura ka nevojë për shumë hidratim dhe përkujdesje. Përdorni një SERUM ose një KREM HIDRATUES, mundësisht me efekt tërheqje (lifting) për të relaksuar fytyrën para aplikimit të make up-it.
  2. Aplikoni më pas Primer (bazën) për të mbushur rudhat e vogla ,duke e masazhuar me kujdes me gishta për ta përhapur mirë produktin. Vazhdoni duke aplikuar një FONDOTINË LIKUIDE ME EFEKT TËRHEQËS IT STYLE: kjo fondotinë ka një bazë të lengshme me vaj që lejon të aplikohet lehtë dhe të keni nje lëkure të hidratuar dhe të butë sa me gjatë . Bëni shumë kujdes me FONDOTINAT KREMOZE , pasi përmes saj difektet dhe rrudhat e vogla mund të behen më të dukshme.
  3. Për rrethin e syve, përdorni një KORREKTOR LIQUID IT STYLE sepse ka nje përbërje që nuk i vë ne dukje rrudhat. Nëse rrudhat tuaja nuk janë shumë te dukshme mund të përdorni dhe nje KORREKTOR KREMOZ që aplikohet me FURÇË ose me SFUNGJER, e përshtatshme vetem për zonat e vështira : në cepin e syrit si dhe për të mbuluar rrathët e syve. Tek kapaku i syrit përdorni ton sysh mat në ngjyra natyrale, mos e eksagjeroni me rimel dhe eyeliner, të cilat e bëjnë shikimin e rëndë dhe rrisin moshën.
  4. Tek mollëzat , perdorni një BLUSH kremoze për ti dhënë një efekt voluminoz te faqet.Evitoni produktet në pluhur pasi vënë në dukje linjat ekspresive të fytyres dhe rrudhat e vogla.
  5. Për buzet ,përdorni çdo ditë BALSAM BUZESH ANTIAGE , I cili duhet aplikuar të paktën dy herë në ditë (ose sa here ti ndjeni buzët e thata). Gjithashtu për buzë shumë të hidratuara këshillojmë që një herë në javë beni një skrab shumë delikat(mund te perdorni sheqerin që mbani në shtëpi me pak vaj ose gjalp dhe ti masazhoni për një minutë buzët tuaja.
  6. Për trukun zgjidhni ngjyra të hapura dhe të shkëlqyeshme dhe perdorni lipgloss voluminoz (VOLUME GLOSS) ose fryers (PLUMER GLOSS) që i bëjnë buzët më të plota. Evitoni buzëkuqet mat sepse vënë në dukje të gjitha difektet e buzëve.

Kujtoni gjithmonë që sytë dhe buzët janë zonat ku përqendrohet më shume vëmendja e njerëzve që ju shikojnë, por gjithashtu dhe lekura tregon gjithmonë moshën tuaj të vërtetë.

Prandaj bëni shumë kujdes që të trukoheni me qetësi për tu dukur gjithmonë të freskëta si lulet.

Lajme të ngjashme

Back to top button