Milani edhe një herë dështoi

Milani ka vazhduar me rezultate zhgënjyese edhe në xhiron e 19-të në Serie A. Skuadra e Pippo Inzaghit, është befasuar nga Atalanta në San Siro, me rezultat minimal, 0-1.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje, u shënua në pjesën e parë.
Ishte sulmuesi German Denis, që në minutën e 33’, përfundoi me gol një asistim të marrë nga Moralez.

Kjo humbje, ia përkeqëson edhe më shumë punën Milanit në garë për vendin e tretë, pasi që renditet në vendin e 9 me 26 pikë, ndërsa kjo ishte ndeshja e katër, që kuqezinjtë, nuk dinë për fitore.
Atalanta me këto tre pikë, renditet në pozitën e 15 me 20 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button