Kitaroviq: Gjykojeni Sheshelin para se ai të vdes sikur Millosheviqi

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, që të bëjë gjithçka që Vojisllav Sheshel të kthehet në Hagë.

Sipas mediave kroate, Kitaroviq në një letër dërguar Moon-it, ka kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare në Hagë sa më parë ta sjellë verdiktin për kryetarin nacionalist të SRS-it, transmeton Indeksonline.

“Lirimi i Sheshelit e vë në pikëpyetje edhe qëllimin me të cilin Këshilli i Sigurimit e ka themeluar Tribunalin e Hagës. Kërkoj nga ju që të merrni të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që Sheshli të kthehet në burg derisa nuk plotësohen të gjitha kushtet për lirim të përkoheshëm të cilat të burgosurit e Hagës duhet t’i përmbushin”, thuhet në letrën e Kitaroviqit.

Ajo gjithashtu thekson se nuk janë të qarta arsyet e lëshimit të Sheshelit në liri të përkoheshmë, pasi që Gjykata nuk ia ka përcaktuar kushtet, që ndodh me të burgosurit tjerë.

Kitaroviq thekson se si është e mundur që nga Shesheli nuk është kërkuar që mos të paraqitet në publik apo në angazhimin e tij politik.

“Me dashamirësi ju lus që të merrni të gjitha masat e nevojshme. Është thelbësore që Gjykata sa më shpejt të nxjerrë verdiktin në mënyrë që Shesheli me vdekjen e tij t’i ik gjykimit ashtu siç ishte rasti me Sllobodan Millosheviqin. Të gjitha viktimat e meritojnë ta dëgjojnë aktgjykimin”, thuhet në letët.

Lajme të ngjashme

Back to top button