Pas ndarjes me Ronaldon, Irina gjen të dashurin e ri

“Sherimi” i Irina Shayk, pas ndarjes me Cristiano Ronaldon, duket se nuk ka qene edhe shume i komplikuar.

Kjo pasi supermodelja ruse ka gjetur ngushëllim te Marc Anthony, ish-i i Jennifer Lopezit, dhe te Romeo Santos… nëpërmjet një videoklipi, i pari që sheh si protagoniste rusen.

Videoklipi do të publikohet me 23 janar, ndërsa momentalisht ka dale vetëm “trailer”-i i tij. Kënga titullohet “Yo Tambien” dhe do te ketë disa kërcime salsa tepër te nxehta, e qe do te perfshihet ne albumin e ardhshëm të Marc Anthony, të titulluar “Formula, Vol. 2”.

“Trailer”-i ne fakt premton një “perendeshe” qe buron nga ujrat e nje pishine, e kush tjeter mund ta bente kete rol me mire se sa Irina Shayk?

Ndarja e supermodeles ruse nga futbollisti i Realit te Madridit, Cristiano Ronaldo, duket tashmë mese e vërtetuar, pasi përveç mungesës se Irines në ceremoninë e dorëzimit të “Topit te Arte” në Zyrih, përmendjes se emrit te saj në falënderimet e bëra prej CR7, tashmë ka ardhur edhe fshirja e çdo momenti të magjishëm ne çift në llogarinë personale te Irines në Instagram.

Arsyeja e kësaj ndarjeje, sipas mediave portugeze, eshte Maria Dolores dos Santos Aveiro, apo thjesht nëna e Cristiano Ronaldos. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button