VMRO- DPMNE fton gjykatën të rishikojë procedurat për vendimin ndaj Kezharovskit

VMRO- DPMNE nëpërmjet një deklarate për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovskit ku thuhet se dëno çfarëdo keqpërdorimi politik të vendimit gjyqësorë në lidhje me rastin e Kezharovskit.

“Apelojmë deri tek instancat më të larta gjyqësore, në bazë të rregullativës ligjore të kontrollojnë procedurën për rastin Kezharovski dhe të sqarojnë para opinionit se në çfarë e bazojnë vendimin e tyre me qëllim që të pengohet manipulimi dhe spekulimi me qytetarët nga ana e disa subjekteve shtetëror veçanërisht nga parti të caktuara politike”, thuhet në deklaratën e VMRO – DPMNE-së.

Kjo parti thotë se opozita duhet të ndalojë patjetër me përhapjen e kërcënimeve dhe urrejtjes për qëllime personale dhe më tepër për shkak të faktit se askush nuk e sheh si alternativë.

Lajme të ngjashme

Back to top button