SASHK: Ministria e arsimit nuk ofroi asgjë, jemi të vendosur për grevën

Në konferencën e sotme për shtyp kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov deklaroi se Sindikata e të punësuarve në arsim, shkencë dhe kulturë të martën do ta mbajë grevën e përgjithshme të paralajmëruar.

“SASHK më 20 janar do të hyjë në grevë të përgjithshme, sepse tre muaj nga tetori deri në dhjetor kemi negociuar. Ato kanë qenë biseda të thata ku nuk na është ofruar asgjë nga ministritë dikasteriale. SASHK nuk ka zgjidhje tjetër dhe duhet t’i kërkojë të drejtat e saj sipas vendimit të marrë”, tha Nedellkov.

Ai nënvizoi se vendimi për grevë është marrë nga Këshilli i SAHK-ut në bazë të prononcimit të anëtarëve të Sindikatës, anëtarësisë për mbështetje të kërkesave deri te MASH, MPPS, Ministrisë së Kulturës.

Nedellkov i vlerësoi si devalvim të punës së udhëheqësisë së SASHK-ut – Këshillin e Sindikatës i cili numëron 44 anëtarë dhe kryetarit të Sindikatës se vendimi për grevë ka qenë rezultat i interesave personale të udhëheqësisë dhe paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për atë, nga ata të cilët kanë shpifur.

Greva do të zhvillohet ashtu që të punësuarit do të shkojnë në punë, por nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button