Përplasjet mes BDI-së dhe PDSH-së për sallën universale, të paqarta për Trajanovskin

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se nuk dëshiron të komentojë përplasjet e fundit mes këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së në këshillin e Shkupit për riemërimin e Sallës universale.

Koordinatori i këshilltarëve të BDI-së thotë se Salla Universale do të quhet ‘Leka i Madh’ dhe që ai emër është emër shqiptar.

Trajanovski thotë se nuk dua ta komentoj këtë pasi kjo konferencë për shtyp ka temë më vete, dhe ju lus, që një herë tjetër ta komentojmë këtë gjë!

Dy ditë më parë këshilltari i BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit Qemal Musliu tha se emri ‘Leka i Madh’ ka qenë arsyeja që ai i ka dhënë pëlqimin propozimit të Këshillit Drejtues të sallës universale. Musliu nuk e pranon faktin se salla do të riemërohet në ‘Aleksandri i Maqedonisë, transmeton Alsat’.

“Kjo sallë do të riemërohet me emrin “Leka i Madh”, për të cilin historikisht dihet se është nip i ilirëve. Gjithashtu dy sallat ndihmëse, njëra do të marrë emrin e shqiptares ‘Nënë Tereza’ dhe tjetra emrin e këngëtarit ‘Toshe Proeski’, për të cilin dihet se ka qenë, me përkatësi vllahe. Nëse dikush duhet të shpreh pakënaqësi, ajo është pala maqedonase. Aleksandri i Maqedonisë është Leka i Madh për ne shqiptarët. E dhashë përgjigjen time”, tha Qemal Musliu, Këshilltar i BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Këshilltarët e BDI-së që i dhanë pëlqimin riemërimit të sallës universale në Qytetin e Shkupit thonë se mjafton që njëra nga sallat më të mëdha në Qendrën e Kongreseve “Aleksandri Maqedonisë” do të mbajë emrin shqiptares “Nënë Tereza”. Por pas ndërrimit të emrit, së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i objektit të ri, në të cilën do të ketë më shumë hapësira dhe salla dhe që të gjitha do të emërohen me emra si Goce Delçev, Metodija Andonov Çento, Vëllezërit Milladinov. Madje njëra prej sallave me kapacitet deri në 300 ulëse, do të mbaj emrin “VMRO”.

Lajme të ngjashme

Back to top button