Rrjeti LGBT: Ndryshimet kushtetuese janë radikale dhe jashtë rekomandimeve ndërkombëtare

Më 9 janar të këtij viti Komisioni për ndryshime kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë me shumicë votash përkrahu paketën përfundimtarëve të ndryshimeve kushtetuese të cilët qeveria e propozoi më 25 dhjetor të vitit 2014.

Të martën 8 amendamentet kushtetuese do të jenë në mbledhjen parlamentare, propozuesi duke theksuar se merr në konsideratë vërejtjet e Komisionit të Venecias ndryshoi draft amendamentin XXXlll
Propozimi i ri në thelb ndryshon rregullimin kushtetues të shtetit me atë që parashikon që marrëdhëniet juridike në kurorë dhe familje të rregullohen me Ligj që sillet me shumicë prej dy të tretave”, thuhet në reagimin e rrjetit nacional të luftës kundër homofobisë dhe transfobisë.

Në reagim më tej thuhet se në Maqedoni me dy të tretat e votave rregullohen çështje të rëndësisë së veçantë për integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionimin e shtetit. Ata konstatojnë se vendosjen e së drejtës familjare në mesin e këtyre çështjeve është krejtësisht materie e re.

“Dëshira për të ruajtur dhe mbrojtur lidhjet familjar në mënyrë tradicionale si familje heteroseksuale nuk është bazë e mjaftueshme që të arsyetohet trajtimi ndryshe kushtetues dhe ligjor ndaj lidhjeve jashtëmartesore të të njëjtës gjini. E vetmja gjë që mbrohet me këto ndryshime është natyra heteroseksuale dhe jo vetë kurora. Ndryshimet e tilla kushtetuese janë radikale dhe jashtë linjave relevante të rekomandimeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e rrjetit të LGBT-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button