Armina Mevlani jetë luksi, blen makinë të re

Pas gjithë investimeve që ka bërë në biznesin e saj të ri i cili ka kushtuar mijëra euro, tashmë Armina Mevlani ka vendosur që të ndryshojë edhe makinën.

Deri pak ditë më parë ajo dispononte një makinë tip “Fiat” por mesa duket ai e ka lodhur dhe ajo ka blerë një tjetër.

Armina Mevlani jetë luksi
Armina Mevlani jetë luksi

Armina është diskutuar shumë vitin që lamë pas në të gjitha mediat rozë për shkak të veshjeve të saj super të kushtueshme, por edhe për lidhjen e saj më djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha të cilën e bëri zyrtare në mbrëmjen e presidentit.

Në mes të Tiranës në një nga zonat më të shtrenjta, e dashura e Shkëlzen Berishës ka hapur një dyqan të ri me veshje firmato.

Pak ditë më parë ajo kishte publikuar në faqen e saj në instagram një kolltuk të quajtur “buzët” i cili është konsideruar si një ndër më të kushtueshmit.

Duket se Armina po lufton me çdo kusht që të jetë në faqet e para të mediave rozë për të ekspozuar jetën e saj të shtrenjtë dhe luksoze./Shqiptarja

 

Lajme të ngjashme

Back to top button