Trajanovski nëpërmjet kuadrit mësimdhënës mundohet të sfidojë grevën e SASHK-ut

Kuadri mësimdhënës nga kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme në Shkup nuk to të protestojë dhe me kohë do ta fillojnë gjysmë vjetorin e dytë, theksoi sot në konferencën për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski pas takimit me kryetarët e komunave të Shkupit, për shkak të grevës më të re të SASHK­ut.

Trajnovski informoi se kryetarët e komunave në Shkup kanë pasur takime me drejtorët e shkollave dhe kopshteve në të cilat bëjnë pjesë dhe janë informuar se në asnjë shkollë nuk është paraqitur grevë.

“Dëshirojmë t’i informojmë nxënësit se të martën më 20 janar të vijnë në shkollë sepse mësimi do të zhvillohet pa asnjë pengesë, ndërsa prindërit t’i sjellin fëmijët në kopshte, sepse ata do të funksionojnë normal”, theksoi Trajanovski.

Sqaroi se mësimdhënësit që dëshirojnë të protestojnë, institucionet kompetente do të sigurojnë zëvendësime, ndërsa për atë kohë nuk do të pranojnë pagë. Nëse nxënësit humbin nga mësimi për shkak të grevës, Trajanovski tha se mësimi do të mbahet ose të shtunat ose do të vazhdohet viti shkollor

Lajme të ngjashme

Back to top button