VIP-at e Tiranës, klientë të rregullt të grupit të kokainës

Katër ditë pas arrestimit të 9 personave dhe zbulimit të bazës ku kryhej përpunimi i kokainës, anëtarët e grupit hetimor shprehen se një sasi lënde narkotike, përdorej dhe për tregun e brendshëm në Shqipëri.

Grupi kishte klientelë VIP, dhe se tek ta droga shkon me anën e shpërndarësve, të cilët ua tregtojnë deri në ambjentet shtëpiake. Sipas burimeve të prokurorisë, në këtë drejtim ende nuk kanë mbledhur prova, por pas analizave të shumta të kryer me policinë dhe dy prokurorët Gjermanë, janë krijuar dyshime se një sasi e mirë kokaine shitej dhe në Tiranë, kryesisht në klientelë VIP, kjo për shkak dhe se ata ishin të vetmit njerës që blinin lëndën narkotike me një çmim të “kripur”.

Për të hedhur dritë mbi këtë pistë hetimi, prokurorë dhe agjentë të sektorit të antidrogës në Policinë e Shtetit, janë duke punuar për mbledhjen e inforamcioneve lidhur me personat që arrinin të shisnin kokainën në porcione të vogla, nga ku më pas e shisnin në diskotekat e Tiranës dhe personat e njohur, si artistë, biznesmenë etj. Në zona të ndryshme të kryeqytet tregtimi i kokainës kryer nga shumë shpërndarës, ku disa prej tyre janë të evidentuar nga policia, ndërkohë që disa të tjerë as që nuk arrihen të identifikohen.

Ose në të kundërt janë identifikuar, por që nuk janë ndaluar nga agjentët, për shkak të klaneve dhe grupeve kriminale që ata i përkasin. Këto grupe janë me shumë influencë në Tiranë dhe se arrijnë të kryejnë pa problem shpërndarjes e Kokainës. Njëherësh me këtë proces, kryhet dhe mbledhja e eurove, nga klientela duke u dorëzuar më pas tek pronari i vërtetë i mallit.

Lajme të ngjashme

Back to top button