Gjykata e Apelit e konsideron si presion protestën e paralajmëruar të gazetarëve

Pas protestës së paralajmëruar të gazetarëve për ditën e martë në përkrahje të gazetarit Tomisllav Kezharovski, ka reaguar Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore.

Gjykata e Apelit sqaron se vendimin e shkallës së dytë e ka sjellë pas një kohe të gjatë sepse bëhet fjalë për një lëndë komplekse dhe shumë të akuzuar dhe se ligji vlen për të gjithë njësojë.

Thirrjet për protesta Gjykata e Apelit I konsideron si një lloji presioni ndaj Gjykatës ndërsa për pakënaqësinë ndaj punës së saj të shfrytëzohen institucionet dhe të drejtat ligjore.

Nga gjykata thuhet se Kezharovskit masa e paraburgim I është dhënë për shkak të mundësisë së ikjes, ndërsa deri sa mbrohej në liri ka mundur t’i shfrytëzojë të drejtat ligjore për shtyrjen e burgimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button