Pasko Kuzmani retushohet nga kamerat televizive!?

Ky rast tregoi se gazetarët (redaksitë) jo vetëm që janë të ndarë, por edhe se mund të kapen në befasi!

 

Shkruan: Vele Mitanoski

 

Në fund të vitit të kaluar, pas disa shtyrjesh, të cilat, zyrtarisht, ishin për shkak të agjendave të funksionarëve më të lartë shtetërorë (kryeministrit Nikolla Gruevski) dhe pjesëmarrjes së tyre të mundshme, në Ohër u hap Dhoma e artë apo Oda e artë – siç e quajti ministresha e kulturës, Elizabeta Kamçevska – Milevska, përfaqësuesja më e lartë e pushtetit e cila e nderoi këtë ngjarje me prezencën e saj. Qoftë për shkak të ministreshës, qoftë për shkak të ngjarjes, në Ohër shkuan udhëheqës dhe të punësuar në shumë muze dhe institucione për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës nga gjithë vendi. Kuptohet, kishte edhe shumë banorë të Ohrit që erdhën ta shohin maskën, duke shpresuar fshehurazi se do ta shohin edhe njeriun që e zbuloi dhe e dha idenë për Odën e artë, arkeologun Pasko Kuzman, ish-drejtorin e Entit dhe Muzeut të Ohrit dhe Drejtorës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë. Tani pensionist (i dënuar në procesin “Falanga”), që e pret rezultatin e procedurës së shkallës së dytë, gjegjësisht aktgjykimin e plotfuqishëm, pasi, me garancinë e pronës së tij, u lëshua të mbrohet në liri. Ngjarja, me përjashtime të vogla, tërhoqi edhe publicitet maksimal.

 

TANI E SHOHËSH PASKON….

Nga mediat që mundohen të kultivojnë objektivitet, në këtë rast edhe simpati ndaj Pasko Kuzmanit, faqet e tij të shtypit dhe hapësirën në internet, më së shumti e hapi “Utrinski Vesnik“. Me paralajmërim paraprak të gjerë, si dhe me raportin  Hapet “Oda e artë”. Kjo gazetë publikoi edhe një kolumnë të veçantë nga autori i këtyre rreshtave. Qëllimin e kisha që t’i ballafaqoj paralajmërimet iniciale decide të Pasko Kuzmanit dhe të drejtoreshës së Entit dhe Muzeut të Ohrit, Tanja Paskali – Buntasheska, se Maska e artë do të mbetet me shekuj në Ohër. Gjegjësisht, të drejtoreshës së Muzeut arkeologjik të Shkupit, Vesella, Çestoeva, se do të mbetet në Shkup: “Ekspozimi i Maskës së artë nga Ohri në muzeun e madh do të thotë afirmim edhe më të madh të trashëgimisë së vlefshme kulturore të Republikës së Maqedonisë”.

Për vendimin përfundimtar, përveç të tjerëve, me gjasë, kanë kontribuar edhe dy autoritetet – çifti bashkëshortor, gjegjësisht akademik Cvetan Grozdanov dhe Vera Bitrakova-Grozdanova, të dy me prejardhje nga Ohri. Nuk është lartë të vërtetës të supozohet se pjesëmarrjen e tyre e kanë kushtëzuar me kthimin e Maskës së artë në Ohër, madje edhe me prezencën e Paskos, të cilin, akademikja Bitrakova-Grozdanova, e ngriti në piedestalin më të lartë, me fjalët: I dashuri Pasko Kuzman!

Nga mediat e tjera, vetëm edhe “Plusinfo” u fut në detaje jashtë vetë aktit të hapjes solemne të Dhomës së artë. Për shembull, se ka qenë i pranishëm edhe Pasko Kuzmani, ku dhe pranë kujt është ulur, për çka është dënuar, se në fakt, aktgjykimi kundër tij akoma nuk është i plotfuqishëm dhe se ai është i lirë deri në atë moment, për shkak se si garanci është ofruar prona e tij.

Ngjarja, me përjashtimet e vogla të përmendura, fitoi publicitet maksimal. Kryesisht u raportua në mënyrë objektive. Nga portalet e Ohrit, në mënyrë të matur, të balancuar dhe objektive raportoi “Оhrid press” (“Artefaktet e arta nga Ohri më në fund në dispozicion të publikut të gjerë”), duke i trajtuar në mënyrë të të barabartë folësit e ngjarjes. Pastja, “Оhrid news“, me paralajmërim, raporti dhe foto-raport të ripërtrirë (“E ripërtrirë + Foto: Hapet solemnisht Dhoma e artë e familjes Robev”) ku jepet një historik i vogël, citohen folësit, me ç’rast është potencuar pjesa e ministreshës Kançeska-Mileska. Poashtu, është potencuar edhe kontributi i Pasko Kuzmanit. Nga ngjarja informuan edhe portalet e tjera të Ohrit, kryesisht në mënyrë objektive dhe të balancuar, ndërsa ato të redaktuara nga gazetarët-korrespodentë të mediave nga Shkupi, e ndoqën politikën redaktuese të redaksive amë. Për ngjarjen shkurtimisht informoi edhe “Vest”-i, me titullin Hapet Oda e artë e familjes Robev, pa i theksuar folësit. Me një raport shumë të shkurtër, për ngjarjen informoi edhe “Makfaks”-i, me titullin – Мinistresha Kançeska-Milevska në promovim të “Arit të Lihnitidës”.

Portali “Republika” i veçon “аutorët e katalogut, Pasko Kuzman dhe Nada Poçuça-Kuman, në mbi 300 faqe me anë të tekstit dhe fotografive, me argumente dhe fakte në mënyrë shkencore e përjetësojnë historinë e sendeve me vlerë. Të gjitha eksponatet e ekspozuara janë paraqitur në një katalog reprezentativ…” “Veçer”-i  dhe “Dnevnik“, pak a shumë në mënyrë të unifikuar, gjysmën e raportit, në aspekt të hapësirës, ia kanë kushtuar ministreshës.

 

… TANI NUK E SHOHËSH

Me raporte të shkurtëra, raportuan “Sitel”-i (Dhoma e artë shkëlqeu në shtëpinë e familjes Robev) dhe “Kanal 5“, të cilat të materialin e filmuar nuk e vërejtën prezencën e Pasko Kuzmanit. Paskon nuk e ka vërejtur as kamermani i televizionit “Аlfa“, i cili, poashtu solli një raport të shkurtër, me titull: “Shkëlqeu dhoma më e shtrenjtë në Maqedoni”. Për dallim prej tyre, “А1 on“, informoi në mënyrë të gjerë, me raportin e titulluar: “Dhoma e artë me 447 artefakte në Shtëpinë e familjes Robev në Ohër”. Gjerësisht, megjithatë, në mënyrë të balancuar, me thekse nga fjalimet e Vera Bitrakova-Grozdanovës dhe të ministreshë Kançeska-Milevska.

Ky rast tregoi se gazetarët (redaksitë) jo vetëm që janë të ndarë, por edhe se mund të kapen në befasi! “Korrierët” nuk kanë arritur të mbrijnë në kohë, kështu që disa u gjetën në sitiuatë tragjikomike. A është me të vërtetë Paskoja këtu apo vetëm ashtu duket!? A duhet ta shohin me shkrimet dhe me sytë e kamerave apo jo!? Disa e panë edhe Paskon, disa vetëm maskën, disa edhe Paskon edhe maskën, gjegjësisht odën e Ali Babës prej ari! Dhe shihni, tani çudinë: në prezencë të përfaqësuesit më të lartë të ministrisë, ngjarja dhe Paskoja, shumë indikative, nuk i panë mu portalet “Kurir” dhe “Puls 24”, të njohura për nga afërsia e theksuar dhe njëshmëria me pushtetin! Nuk e panë as kamerat e “Sitel”-it dhe të “Kanal 5”! Thënë të vërtetën, Paskon nuk e panë as “Deutsche Welle”, gjegjësisht “Evropa e lirë”, mirëpo këtu puna është e pastër dhe është çështje e politikës redaktuese (gazetareske).

Lajme të ngjashme

Back to top button