Legalizohen 4 mijë ndërtime pa leje në Tetovë

Në sektorin për urbanizëm në komunën e Tetovës, janë shtruar gjithsejtë 8 mijë kërkesa, disa prej kërkesave kanë probleme të caktuara me dokumentacionin.

Nexhati Zylbeari, nga sektori për urbanizëm, thotë se numri më i madh i kërkesave të parealizuara deri më tani, kanë problem me elaboratet gjeodezike të cilat nuk janë të plota dhe i kthejmë kërkesat për legalizim me qëllim që të plotësojnë dokumentacionin në pjesën e të drejtës për pronësi, privatizimin e tokës dhe të tjera.

Paraqitja e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ka përfunduar në vitin 2011. Të gjitha kërkesat duhet të pranohen ose të refuzohen nga komisionet komunal në gjashtë vitet e ardhshme, por siç thekson  Zyberi, ata të cilëve nuk u është zgjidhur lënda dhe kanë problem me dokumentacionin, patjetër ta kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm  deri në qershor 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button